Nënshkruhet marrëveshja mes KIESA dhe LuxDev për skemën e granteve për energji të pastër, me vlerë 1 milion euro

Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT ka përmirësuar dukshëm performancën e saj ), gjatë tre viteve të fundit, duke rezultuar me rritje të besimit të partnerëve ndërkombëtar për bashkëpunim për zhvillim, të cilët tashmë po kontribuojnë me financim në skemat e granteve të KIESAs, për mbështetje ndaj NMVM-ve me shumë potencial të pa shpalosur, për zhvillim të përgjithshëm të vendit tonë.

Prandaj, edhe Skema e Granteve për Energji të Pastër ,do të zbatohet nga KIESA në kuadër te Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), si pjesë e projektit KSV/024, të zbatuar nga Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor ( Lux Dev) dhe në bashkëpunim të ngushtë me Ministrin e Ekonomisë.

Në këtë skemë do të përfitojnë NMVM-të, duke ju dhënë një fokus ndërmarrjeve më të prekura nga tregu i hapur i energjisë elektrike, projektet e të cilave synojnë të rrisin efiçiencën e energjisë dhe përdorimin e energjisë së rinovueshme brenda ndërmarrjeve.

Ministrja Hajdari falënderoj Ministren e Ekonomisë znj. Artane Rizvanolli për bashkëpunimin në të mirën e sektorit privat dhe qeverisjes së mirë, dhe poashtu Shefin e Misionit të Dukatit të Madh të Luksemburgut, z. Eric Dietz, për mbështetjen ndaj zhvillimit të qëndrueshëm të vendit tonë.

Marrëveshja për zbatimin e Skemës së Granteve për Energji të Pastër, u nënshkrua nga u.d. Drejtori i Përgjithshëm i KIESA-se z. Zef Dedaj, Sekretarjae Përgjithshme e Ministrisë se Ekonomisë znj. Leonita Shabani nga Drejtori për Programe, Ekspertizë dhe Partneritete të Lux Dev z. Max Glesner.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ekipi nga KIESA/ MINT në bashkëpunim me ME do të finalizoj draftin e thirrjes publike me dokumente përkatëse në harmoni me Udhëzimin Administrativ 01/2018 të MINT/KIESA, gjersa thirrja do të adresohet sa më shpejtë nga agjencia KIESA në platformën e-Kosova.

Në vijim, do të organizohen edhe sesione informuese për ndërmarrjet e interesuara, para lansimit të kësaj skeme në platformën e-Kosova.

Të gjithë ndërmarrësve me veprimtari primare dhe sekondare në prodhim iu dëshiroj shumë suksese në aplikimin e Skemës e Granteve për Energji të Pastër!

‘’ Synimi ynë është për të ndërtuar një ekonomi të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse, të orientuar drejt BE-së dhe të udhëhequr nga inovacioni’’ – theksoi Ministrja Rozeta Hajdari.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors