Nga 1 tetori hyn në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA, mundësi të reja për eksportet kosovare

Më 1 tetor hyn në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA, e cila krijon mundësi të reja për rritjen e eksporteve, investimeve dhe partneriteteve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe vendeve të EFTA-s.

Me këtë rast, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka organizuar një sesion informues me bizneset, për t’i informuar ato lidhur me përmbajtjen e marrëveshjes dhe mundësitë që ajo hap në praktikë për ekonominë e Kosovës.

Islandë, Lihtenshtajn, Norvegji dhe Zvicër janë tregje me fuqi të lartë blerëse dhe potencial të madh për produktet dhe shërbimet nga Kosova. Në vitin 2025, Kosova eksportoi mbi 100.4 milionë euro në vendet e EFTA-s, ndërsa importoi rreth 53 milionë euro, duke shënuar një bilanc pozitiv tregtar prej 47.4 milionë eurosh në favor të Kosovës. Nga totali i eksporteve në këtë treg, rreth 99.4 milionë euro i përkasin eksporteve drejt Zvicrës.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka theksuar se këto të dhëna tregojnë se potenciali për rritjen e pranisë së produkteve kosovare në tregjet e EFTA-s tashmë ekziston dhe se fokusi është në zgjerimin e mëtejshëm të tij.

Nga fillimi Që nga fillimi i këtij mandati, MINTI i ka dhënë prioritet procedimit të kësaj marrëveshjeje për ratifikim, me synimin që Kosova të jetë më e pranishme në tregjet ku produktet dhe shërbimet e saj kanë mundësi të konkurrojnë.

Marrëveshja shkon përtej tregtisë së mallrave, duke krijuar për herë të parë mundësi të zgjeruara edhe për tregtinë e shërbimeve, përfshirë teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, shërbimet profesionale dhe biznesore, transportin dhe ndërtimin.

Në sesionin informues morën pjesë edhe Ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Anne Lise Cattin Hennin, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu. Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve dhe komunikimi i drejtpërdrejtë me bizneset janë vlerësuar si të rëndësishëm për shndërrimin e mundësive që ofron marrëveshja në rezultate konkrete.

Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes më 1 tetor, synimi është rritja e pranisë së produkteve “Made in Kosova” në tregjet e EFTA-s, shtimi i eksporteve, krijimi i partneriteteve të reja dhe tërheqja e investimeve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors