Njëmbëdhjetë kompani nga Kosova janë duke i promovuar produktet në panairin PLMA 2024 “World of Private Label”, që po mbahet në Amsterdam të Holandës, nga data 28 maj 2024.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka siguruar hapësirën në të cilën kompanitë vendëse: Royal Beverage L.L.C, Camel, Jaffa Plus L.L.C, A-D-E Group, Kamila, Ananas Impex, Abi & Elif 19, Joni-Sh, DG Pack, Afrim Tarashaj B.I, Arben Arifi B.I, po ekspozojnë produktet nga kategoria ushqimore si: ushqime të freskëta, të ngrira, të thata, pije, etj. si dhe produkte nga kategoria jo-ushqimore; produkte nga letra, folie, faculeta, etj.



Panairi PLMA 2024 njihet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në fushën e ushqimit dhe produkteve jo-ushqimore.
Gjatë panairit, përfaqësuesit e MINT/KIESA-s, së bashku me kompanitë kosovare, po zhvillojnë takime me kompanitë dhe blerësit pjesëmarrës me qëllim të gjetjes së tregjeve të reja për eksportin e produkteve kosovare.
Krahas takimeve po shpërndahen edhe materiale promovuese të KIESA-s rreth sektorëve potencial dhe mundësive për investime në Kosovë.
Shtandi i Kosovës në këtë panair për produktet ushqimore është me numër: 7 N48 në Halle 7. Ndërsa për produktet jo ushqimore është në numrat: B 46, 47 dhe 48, në Halle 8.
Panairi është i hapur deri më 29 maj 2024.



