Njoftim- konsumatorët ankesat e tyre të vazhdojnë t’i dërgojnë tek Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, edhe pas ndëshkimit nga KPM, për operatorët kabllorë, njofton konsumatorët që ankesat e tyre të vazhdojnë t’i dërgojnë tek Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit, në mënyrë që ato të trajtohen deri në fund dhe të procedohen sipas legjislacionit në fuqi.

Gjatë gjithë kohës, MINT, në mbrojtje të konsumatorit, ka percjellë me shqetësim ankesat e qytetarëve për mashtrimet që atyre u janë bërë me ndërprerjen e transmetimit të kanaleve televizive të DigitAlb, përkundër që ato i kishin të përfshira në pakon e kontraktuar.

Për këtë qëllim, MINT njofton se do të koordinoj veprimet në vijim me Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut dhe institucionet tjera përgjegjëse, konform legjislacionit në fuqi sipas të cilit janë të aprovuara kontratat që ofruesit e shërbimeve kanë nënshkruar me konsumatorët.

Konsumatorët mund t’i paraqesin ankesat duke telefonuar në numrin pa pagesë 0800 11000 apo përmes email adresës: konsumatori@rks-gov.net

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors