Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), njofton të gjitha bizneset aplikuese dhe të interesuara se panairi “Gratë në Biznes”, i paraparë të mbahej më datat 10, 11 dhe 12 korrik 2026, në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, shtyhet për një datë tjetër.
Të gjitha bizneset dhe OJQ-të që kanë shprehur interes për të marrë pjesë në këtë panair do të njoftohen me kohë për datën dhe vendin e ri të mbajtjes së tij.
Data e re e Panairit “Gratë në Biznes” do të publikohet në faqet zyrtare të MINTI-t (https://minti.rks-gov.net/) dhe KIESA-s (https://kiesa.rks-gov.net/), si dhe do të njoftohen direkt të gjitha palët që kanë shprehur interesim.
KIESA falënderon të gjitha gratë ndërmarrëse dhe bizneset e interesuara për mirëkuptimin dhe interesimin e treguar për pjesëmarrje në këtë panair