Njoftohen subjektet ekonomike, që veprojnë në Kosovë, për kriteret e reja për kushtet teknike, të cilat duhet t’i plotësojnë subjektet që merren me import, deponim, shitje me shumicë, ose shitje me pakicë të karburanteve të naftës dhe pastrimin e rezervuarve, të paraparë sipas Udhëzimit administrativ (MTI) nr. 06/2019, si dhe në përputhje me Udhëzimin administrativ (MTI) nr. 17/2018 për ndryshimin dhe plotësimin e udhëzimit administrativ nr. 07/2018 për përcaktimin e procedurës së licencimit për subjektet që ushtrojnë veprimtari në sektorin e naftës.
Informatat më të hollësishme dhe format e kërkesave për licencim i gjeni në këtë link: Aplikacionet për licenca -2020