Për takim të përbashkët me përfaqësuesit e postave dhe ofruesit e shërbimeve postare
Me qëllim të harmonizimit dhe koordinimit të aktiviteteve në fushën e mbikëqyrjes së tregut dhe bizneseve online, Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit, në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, fton në takim të përbashkët përfaqësuesit e postave dhe ofruesit e shërbimeve postare.
Takimi ka për qëllim diskutimin e sfidave të evidentuara në tregtinë online, me fokus të veçantë në rolin e shërbimeve postare në procesin e shpërndarjes së porosive, shkëmbimin e informatave dhe koordinimin e veprimeve për mbikëqyrjen e tregut dhe bizneseve që operojnë përmes platformave online.
Data: 16.10.2026
Ora: 10:00
Vendi: Gizzi Restaurant – Bregu i Diellit
Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit