Për herë të parë në Republikën e Kosovës, miratohet në Qeveri Projektligji për Regjistrin e Pronarëve Përfitues

Në mbledhjen e 174-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u miratua Projektligji për Regjistrin e Pronarëve Përfitues, i hartuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Projektligji për Regjistrin e Pronarëve Përfitues ka për qëllim krijimin, funksionimin, administrimin e regjistrit të pronarëve përfitues, përcaktimin e obligimeve të personave fizikë dhe subjekteve të detyruar të cilët regjistrojnë informacionin e pronësisë përfituese në regjistër, si dhe përcaktimi i masave ndëshkuese në rast të mosrespektimit të dispozitave të këtij ligji.

Përmes krijimit të regjistrit të pronarëve përfitues do të arrihet rritja e transparencës së pronësisë përfituese si dhe identifikimi i pronarëve përfitues me qëllim që të dekurajohen personat juridik dhe marrëveshjet ligjore potenciale të ardhshme të cilët kanë si qëllim fshehjen e identitetit të pronarëve përfitues dhe kryerjen e veprimtarive të paligjshme në Kosovë.

Përmes miratimit të këtij Projektligji, Republika e Kosovës i bashkohet grupit të shteteve të cilat zbatojnë standardet e larta për transparencën e pronësisë përfituese dhe luftimin e krimeve ekomomike.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors