Për herë të parë në Republikën e Kosovës përcaktohen kushtet për veprimtarinë e udhërrëfyesve turistik përmes nxjerrjes së Udhëzimit Administrativ Nr.09/2024 PËR KUSHTET, KRITERET DHE PROCEDURAT E REGJISTRIMIT DHE USHTRIMIT TË VEPRIMTARISË SË UDHËRRËFYESVE TURISTIK, nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT)

Ky udhëzim i cili përcakton kushtet, kriteret dhe procedurat për regjistrimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së udhërrëfyesve turistik është një hap i rëndësishëm në rregullimin e sektorit të turizmit dhe sigurimin e shërbimeve profesionale dhe të standardizuara për vizitorët.

Për ushtrimin e veprimtarisë së udhërrëfyesit turistik, personi fizik duhet të bëhet pjesë e Regjistrit të Turizmit sipas kritereve dhe procedurave të parapara me këtë udhëzim administrativ dhe kritereve të përcaktuara sipas udhëzimit administrativ përkatës për regjistrin e turizmit.

Asnjë person, shtetas i Kosovës apo i huaj, nuk mund të ofroj shërbimet e udhërrëfyesit turistik nëse nuk është pajisur me kartelë identifikimi të udhërrëfyesit turistik dhe nuk është përfshirë në regjistrin e turizmit.

Ky udhëzim administrativ i referohet personave fizikë, shtetas të Republikës së Kosovës dhe të huaj, që kanë interes të regjistrohen si udhërrëfyes turistik, duke përfshirë udhërrëfyes të nivelit kombëtar, lokal dhe të fushave specifike të turizmit, si hiking, rafting, biking dhe aktivitete të tjera.

Përfitimet e regjistrimit përfshijnë mundësinë për të ofruar shërbime udhëzimi në mënyrë të legjitimuar dhe profesionale, duke kontribuar kështu në zhvillimin dhe promovimin e turizmit në Republikën e Kosovës.

Ftojmë të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për t’u pajisur me kartelë identifikuese të udhërrëfyesit turistik në mënyrë që kultura, historia dhe atraksionet tona të prezantohen nga profesionist vendor, e jo siç ndodhte më herët, që udhërrëfyesit nga vendet e rajonit t’a prezantonin ndryshe trashëgiminë kulturore dhe vendin tonë, para turistëve të huaj.

 

Post Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors