Përmbyllet Konferenca e IX-të e Ambasadorëve, ministrja Kusari-Lila: Të intensifikojmë bashkëpunimin për Kosovën

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, mori pjesë në pritjen përmbyllëse me ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës, si dhe me ambasadorët e vendeve mike të akredituar në Kosovë, me ç’rast u përmbyll Konferenca e IX-të e Ambasadorëve.

Me këtë rast, ministrja Kusari-Lila theksoi rëndësinë e ndërveprimit dhe harmonizimit të politikave dhe prioriteteve të brendshme me ato të jashtme, duke vlerësuar se forumet dhe takimet e kësaj natyre kanë peshë të veçantë për suksesin e vendit.

Gjatë Konferencës së IX-të të Ambasadorëve, ministrja Kusari-Lila ishte pjesë e panelit për sektorët prioritarë në promovim, ku u diskutua edhe rëndësia e komunikimit të drejtpërdrejtë të misioneve diplomatike të Kosovës me bizneset e diasporës dhe me bizneset e vendeve ku ato veprojnë.

Në pritjen përmbyllëse, ministrja Kusari-Lila shprehu bindjen se gjatë vitit të ardhshëm do të ketë edhe më shumë dinamikë, bashkëpunim dhe angazhime të përbashkëta për realizimin e projekteve konkrete në të mirë të Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors