Plotësim/ndryshim i sqarimit të MTI-së për operatorët ekonomikë

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) sot ka publikuar një sqarim për bizneset rreth mundësisë së masave lehtësuese për operatorët ekonomikë të marketeve, por duke marrë për bazë njoftimin e sotëm të Ministrisë së Shëndetësisë se shumë shpejt do të dalin me propozimin për masat e reja dhe pas konsultave me institucionet tjera relevante, si dhe për të shmangur paqartësitë te bizneset dhe te opinioni publik, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë i njofton bizneset dhe opinionin publik se Vendimi i Qeverise së Republikës se Kosovës, nr.01/42, i datës 11.11.2020,  vazhdon të zbatohet ashtu siç është zbatuar deri me tani.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do t'i njoftojë në kohë reale bizneset dhe opinionin publik për vendimet e reja rreth masave anti-Covid.

 

 

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors