Projekti “Mbështetje për Lëvizjen e Lirë të Mallrave” (FMG), i financuar nga Bashkimi Evropian ka prezantuar Programin e Asistencës për Prodhuesit e Produkteve të Ndërtimit para 20 kompanive kosovare.
Programi do të përkrahë prodhuesit që të përmirësojnë produktet si dhe procedurat e prodhimit në mënyrë që të plotësohen kërkesat për marrjen e shënjimin të konformitetit në produktet e tyre në përputhje me Ligjin për Produktet e Ndërtimit Nr.06/L-033.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 16 mars 2020.
Ndërsa informatat e detajuara janë të publikuara në faqen e ministrisë: https://mint-test.rks-gov.net/shpallje-2/

