Prodhuesit kosovarë të tekstilit ekspozojnë produkte në Bern të Zvicrës

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), së bashku me USAID Empower Projekt dhe Shoqatën Kosovare për Marketing të Veshmbathjeve (SHKMV),

kanë mbështetur pjesëmarrjen e kompanive kosovare të cilat merren me prodhimin e rrobave të punës të ekspozojnë produktet e tyre në Panairin për “Promovimin e Sigurisë në Punë, Mbrojtjes së Shëndetit në Vendin e Punës”, i cili po mbahet në Bern të Zvicrës. Kompanitë pjesëmarrëse nga Kosova në këtë panair janë: “Arta Tex”, “Puntex”, dhe “Fashion Network”. Përmes këtij panairi këto kompani do të kenë mundësinë të shkëmbejnë eksperienca të reja, marrëveshje me kompanitë pjesëmarrëse me synim të krijimit të kontakteve në të ardhmen. Ky panair është një ngjarje dyvjeçare që u dedikohet rrobave për shëndetin, sigurinë dhe sigurimin e punëtorëve, përfshirë rrobat e punës dhe rrobat mbrojtëse. Panairi do të jetë i hapur nga data 22 deri 24 qershor 2016.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors