RAPORTI I PUNËS I MTI-së PËR VITIN 2016

I. LEGJISLACIONI – Janë miratuar 4 ligje (Ligji për Falimentim, Ligji për Investime Strategjike, Ligji për Kamatëvonesat në Transaksionet Tregtare dhe Ligji për Akreditim); Projektligji për Shërbimet është miratuar në parim në Kuvendin e Republikës së Kosovës; Projekt-ligji për Shoqëritë Tregtare, projekt-ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe projekt-ligji për Produktet e Ndërtimit janë në fazën e harmonizimit me legjislacionin e BE-së. Gjatë këtij viti kemi nxjerrë 17 udhëzime administrative, 6 rregullore dhe 2 koncept dokumente. Është proceduar në Zyrën për Planifikim Strategjik (ZKM) Strategjia për Zhvillimin e Sektorit Privat 2016-2020.

II. KËSHILLI KOMBËTAR PËR ZHVILLIM EKONOMIK TË KOSOVËS (KKZHE) – KKZHE ka mbajtur tri takime gjatë kësaj periudhe raportuese. KKZHE si platforma më e rëndësishme e dialogut publik-privat ka diskutuar çështje të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit, si MSA, Raportin e Bankës Botërore për të Bërit Biznes, adresimi i shumë kërkesave të ardhura nga komuniteti i biznesit në funksion të mënjanimit të barrierave dhe byrokracisë së panevojshme e çështje të tjera dhe ka marrë një sërë vendimesh me interes për përmirësimin e klimës së të bërit biznes.

 

III. INVESTIMET E HUAJA DIREKTE – Vlera e IHD-ve për periudhën Janar – Shtator 2016 (sipas BQK-së) është 184 milionë €. Shtetet që kanë investuar më së shumti janë: Zvicra, Britania e Madhe, Turqia, Shqipëria, Gjermania, Amerika, Austria. Ndërsa, sektorët ku është investuar janë: patundshmëria, qiradhënia dhe aktivitetet tjera biznesore, ndërtimi, shërbimet tregtare, shërbime tjera, shërbime financiare, dhe energjetika.

1. Aktivitet promovuese: MTI (KIESA) ka marrë pjesë në pesë (5) konferenca, dy (2) forume, një (1) vizitë studimore, një (1) punëtori-panair dhe një (1) event i ndërlidhjes së bizneseve të huaja me ato kosovare; Janë përkrahur në mënyrë direkte dhe indirekte 12 kompani të huaja të cilat kanë investuar apo kanë bërë zgjerimin e aktiviteteve të tyre në Kosovë; Janë realizuar 300 vizita investitorëve të huaj që kanë investuar në Kosovë, identifikimi i problemeve dhe barrierave që ballafaqohen investitorët aktual; Përmes analizës dhe raportit  ‘after care’ është bërë adresimi i sfidave përmes draft dokumenteve të përpiluara nga ana e Agjencisë.

2. Promovimi i Eksportit dhe Turizmit: Janë organizuar 17 aktivitete jashtë dhe brenda vendit për sektorët, janë ekspozuar 1166 produkte, ja lidhur 33 kontrata dhe janë duke u negociuar 97 kontrata. Me qëllim të promovimit të potencialeve turistike të Kosovës si dhe angazhimit të operatorëve turistik në promovim të sektorit të turizmit janë organizuar 5 aktivitete te ndryshme promovuese.

3. Përkrahja e NVM-ve: Është vazhduar me monitorimin e implementimit të Aktit Evropian të Biznesit të Vogël. Janë organizuar panaire si: panairi “Gratë në Biznes 2016”. Në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë në bashkëpunim me ICK, janë përzgjedhur 6 planet (idetë) e bizneseve më të mirë. Është mbajtur aktiviteti “Ditët e Biznesit të Vogël” ku janë organizuar 9 konferenca, tri në nivel lokal dhe 6 në nivel rajonal, poashtu në organizimin “NMVM-të më konkurrente” kanë marrur pjesë mbi 600 ndërmarrje. Në kuadër të programit ‘Internship Biznesi’ 136 studentë janë duke vazhduar praktikën dymujore si dhe përmes skemës voucher të këshillimeve janë mbështetur 45 ndërmarrje. Nga muaji janar deri më 19.12.2016 janë vizituar 164 biznese vendire.

4. Zonat Ekonomike: Parku i Biznesit në Drenas (PBD) – Është hartuar projekti dhe përzgjedhur operatori ekonomik që do ta implementojë projektin e mbikalimit dhe ndërtimin e dy stacioneve të autobusëve si dhe është duke u monitoruar mirëmbajtja e parkut. Janë marrë hapa konkret për zgjerimin e Parkut të Drenasit edhe për 75 ha të tjerë; ka përfunduar elaborati i shpronësimit, Qeveria ka marre vendim për fillimin e shpronësimit. MTI ka financuar dhe përkrahur edhe tri komuna për ndërtimin e zonave ekonomike: Zona Ekonomike në Shtime; Zona Ekonomike e Suharekës; Zona Ekonomike e Lipjanit. Është përfunduar renovimi i Inkubatorëve të Biznesit në Bërnicë dhe PBD. Është nxjerrë UA për Inkubatorët e Biznesit dhe pas shpalljes publike është përzgjedhur subjekti për zhvillimin e inkubatorit të Teknologjisë Informative në Bërnicë. 

5. Përmirësimi i qasjes në financa dhe certifikimi i produkteve: Fondi Kosovar për Garanci Kreditore është funksionalizuar dhe deri tani ka lëshuar rreth 63 kredi për bizneset vendore. Nga projekti për çertifikimin e produkteve kosovare me standarde të cilësisë të njohura ndërkombëtarisht, i cili po implementohet nga BERZH në bashkëpunim me USAID dhe donatorët tjerë, kanë përfituar rreth 20 ndërmarrje kosovare.

 

IV. PRONËSIA INDUSTRIALE – Ekzaminimi i aplikimeveAgjencia e Pronësisë Industriale (API) ka ekzaminuar aplikimet dhe kërkesat për ndryshime, vazhdime dhe të tjera, me ç’rast ka kryer  27,685 veprime në sistemin IPAS. Veprimet në sistemin IPAS përfshijnë kalimin e aplikimit nga një fazë të ekzaminimit në fazën tjetër. API ka publikuar 7 buletine të cilat përmbajnë 4798 objekte të Pronësisë Industrialë; Është trajtuar çështja e djathit të Sharrit përmes treguesve gjeografik; janë organizuar 5 tryeza me qëllim të rritjes së vetëdijesimit lidhur më rëndësinë e pronësisë industriale. 

V. INTEGRIMI EVROPIAN DHE KOORDINIMI I POLITIKAVE Janë përgatitur raportet periodike dhe analiza për Planin Kombëtar të Zbatimit të MSA-së dhe rishikimin e tij, kemi arritë të përmbushim obligimet tona që dalin nga zbatimi PKZMSA-së; në fushën e legjislacionit 90%; ndërsa në fushën e masave 75%. Planin e Punës (PVPQ) si dhe dokumenteve tjera strategjike. Në raport me informimin e bizneseve rreth MSA-së, janë mbajtur konferenca me 6 sektorët industrialë me potencial për eksport: përpunimi i drurit, metalit, ushqimit, teknologjisë informative dhe komunikimit, si dhe sektori i tekstilit. Janë përgatitur projekt propozimet për IPA 2016 të cilat ndërlidhen me MTI-në; është përditësuar dokumenti planifikues sektorial 2014-2020 (IPA). Janë përgatitur raporte dhe janë mbajtur takime lidhur me Dialogun e Stabilizim Asocimit si dhe është mbajtur takimi koordinues me donatorë në muajin qershor 2016. MTI ka kryer funksionin e koordinatorit nacional të zbatimit te Strategjisë së Evropës Juglindore 2020, në kuadër të Këshillit për Bashkpunim Rajonal. Në këtë aspekt, janë realizuar takimet e taskforcës për monitorim, bordit drejtues të strategjisë, komitetit programues, komitetit për investime, si dhe nëngrupet e këtij komiteti si nëngrupi për investime, industri, dhe turizëm. Në kuadër të objektivit të hartimit të dokumenteve strategjike, MTI ka dhënë kontributin e saj në hartimin e programit të Agjendës së Reformave Evropiane (ERA) si dhe te masat për zbatimin e Programit për Reforma në Ekonomi (PRE).

VI. REGJISTRIMI I BIZNESEVE – Në funksion të përmirësimit të ambientit të biznesit kemi bërë unifikimin e numrit të regjistrimit të biznesit me numrin për eksport dhe import; po punohet edhe me ATK-në që bizneset ta kenë vetëm një numër. Është shkurtuar afati kohor për regjistrimin e bizneseve dhe janë implementuar rekomandimet e task forcës” Doing Business” të udhëhequr nga MTI. Prej 3.5 ditëve sa është dashur më heret për regjistrimin e biznesit është shkrurtuar afati kohor në 1.9 ditë. Në raportin e Bankës Botërore në të bërit biznes jemi renditur në vendin e 13 për regjistrim të biznesit. Janë bërë eliminime dhe reduktime të tarifave për shërbimet e ofruara për bizneset në procesin regjistrimit të tyre. Është zhvilluar moduli për regjistrimin online të bizneseve. Është avancuar regjistri i pengut dhe ofron shërbime shumë të avancuara sipas kërkesave të bankave. Janë regjistruar 10,504 biznese ndërsa janë shuar 2,290 biznese.  Nr. i bizneseve me pronarë të huaj 655; shoqëri me përgjegjësi të kufizuar 3,979.

 

VII. POLITIKAT TREGTARE – Është krijuar platforma elektronike për raportimin e barrierave tregtare dhe është përgatitur broshura për ueb-platformën; Është përfunduar memorandumi i bashkëpunimit në mes të agjencive kufitare, si obligim i dalë nga negociatat e lehtësimit të tregtisë në mes vendeve të CEFTAs; Është nënshkruar marrëveshja mbi njohjen e tahografeve me Shqipërinë. Është finalizuar analiza ekonomike për Marrëveshjen e CEFTAs për periudhën 2005-2015; Është realizuar pjesëmarrje aktive në negociatat e shërbimeve në kuadër të CEFTA-s; Është përfunduar draft-memorandumi dhe plani i veprimit për aplikim në OBT; Është themeluar Komiteti Nacional për Lehtësimin e Tregtisë, si obligim i dalë nga CEFTA. Me qëllim të mbrojtjes së prodhuesve vendorë është përgatitur raporti analitik për produktet në vijim: vezët, grurin, materialin ndërtimor me bazë argjilore, qumështit dhe produkteve të tij; Janë adresuar të gjitha çështjet/barrierat tregtare me Shipërinë (çështja e barërave farmaceutike, grurit, patatës, rrushit, çokollatës etj). Republika e Kosovës ka vendosur masa reciproke ndaj Serbisë për njohjen e çertifikatave të ADR-së dhe nuk kemi larguar masën derisa janë pranuar edhe dokumentet e transportuesve nga Kosova.

Shkëmbimet tregtare të Kosovës për periudhën Janar – Tetor 2016 arritën vlerën prej 2 miliard e 536 milionë €. Mallrat e eksportuara kanë shënuar vlerën prej 253 milion €, ndërsa importet shënuan vlerën prej mbi 2 miliard e 283 milion €.

 

VIII. POLITIKAT INDUSTRIALE Janë autorizuar 6 trupa për vlerësim të konformitetit në fushën e naftës dhe ashensorëve; është hartuar raporti studimor lidhur me zhvillimin e klastereve/grupimeve në Kosovë. Janë krijuar 4 bërthama: tour operatorët, kopshtet private të fëmijëve, përpunimi i produkteve ushqimore dhe shtëpitë akomoduese; janë hartuar dy studime të profileve të sektorëve industrialë të plastikës dhe gomës; Është hartuar Udhëzuesi për Praktikat e Mira Rregullatore që do të përdoret edhe nga Ministritë e linjës që hartojnë legjislacion në fushën e Infrastrukturës së Cilësisë, në veçanti politikat rregullatore teknike; Është hartuar një raport studimor me qëllim të një analize rreth mundësive, kostos dhe shpenzimeve dhe përfitimeve për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën Botërore të Turizmit (UNWTO); Është hartuar studimi për zhvillimin e resurseve njerëzore në sektorin e turizmit dhe hotelerisë.

IX. MBIKQYRJA E TREGUT DHE RREGULLIMI I TREGUT TË NAFTËS – Gjatë kësaj periudhe janë lëshuar 473 licenca; janë refuzuar 16; janë revokuar 13. Janë gjithsej 863 pika për shitje me pakicë të dizelit dhe benzinës. Prej tyre: 646  janë në funksion, dhe  217 janë jashtë funksionit.

 

Janë realizuar 733 inspektime të tregut; janë tërhequr nga tregu 2,440 produkte. Është zbatuar Plani i Monitorimit të cilësisë së naftës dhe derivateve të naftës, janë marrë 580 mostra në pikat shitëse me pakicë, deponitë dhe kompanitë  publike,  ku nga 580 mostrat e marra,  534 kanë rezultuar konform standardeve (ose 92.1%), dhe 46 mostra jo konform (ose 7.9%). Krahasuar me 2015 numri i mostrave të marra gjatë këtij viti është rritur për 58%; Ka filluar programi i  inspektimit të pikave shitëse të karburanteve që ushtrojnë veprimtarinë tregtare pa licensa në komunat Mitrovicë e veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan; Është krijuar trupi koordinues nacional për mbikëqyrjen e tregut; Janë kompletuar pajisjet për laboratorin mobil me të cilin do të rritet numri i verifikimit të cilësisë së karburanteve të lëngëta të naftës në tregun e brendshëm të Kosovës; Është krijuar dhe funksionalizuar databaza për shkëmbim të produkteve të pa sigurta konform databazës evropiane RAPEX. MTI ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” lidhur me forcimin e infrastrukturës e cilësisë, laboratorëve që posedon MTI dhe mbikëqyrjen e tregut.

 

X. KONTROLLI I TREGUT TË MALLRAVE STRATEGJIKE – Është miratuar në Qeveri lista e mallrave ushtarake dhe lista e mallrave me përdorim të dyfishtë të harmonizuara dhe përshtatur me Listat e BE-së; Janë identifikuar afër 117 biznese që konsiderohet që zhvillojnë aktivitete/veprimtari me mallra strategjike. Janë regjistruar 31 kompani të cilat janë pajisur me certifikata; Janë lëshuar 4 licenca individuale; Janë mbajtur 6 trajnime rreth informimit të bizneseve për procedurat e regjistrimit në regjistra si dhe procedurat e licencimit; është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit në mes të MTI-së dhe MB/Autoritetit të Kontrollit Shtetëror të Eksportit, Republika e Shqipërisë për fushën e bashkëpunimit të kontrollit të eksporteve dhe shkëmbimit të informatave dhe përvojave në këtë sferë; Është finalizuar Programi i Brendshëm i Pajtueshmërisë (PBP) dhe janë identifikuar 3 kompani të cilat duhet ta kenë këtë program.

 

XI. MBROJTJA E KONSUMATORIT – Ka vazhduar informimi i konsumatorëve përmes aktiviteteve, si: mbajtja e tryezave konsultative; shtypja e 7000 kartolinave për vetëdijësimin; shpërndarja e SMS-ve dhe e fletëpalosjeve mbi të drejtat dhe vetëdijësimin e konsumatorëve nëpër qendrat tregtare; është hartuar dhe miratuar Plani i veprimit mbi Programin për Mbrojtjen e Konsumatorit (2016-2020); Është realizuar anëtarësimi në ICPEN, Konferenca e Rrjetit Ndërkombëtar mbi Mbrojtjen e Konsumatorit; Është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit me Qeverinë Hungareze me qëllim të bashkëpunimit për Mbrojtjen e Konsumatorit; Kemi pranuar rreth 6500 thirrje/këshillime telefonike dhe rreth 250 ankesa të cilat janë përcjell tek ‘Autoriteti i Ushqimit dhe Veterinarisë’ dhe autoritetet tjera kompetente.

 

XII. AKREDITIMI – Gjatë kësaj periudhe të raportimit janë realizuar 12 Akreditime; 3 ri-akreditime; 35 mbikqyrje të rregullta; 9 vlerësime; 1 pezullim; 13 aplikime; ndërsa në procedurë për riakreditim janë 2 laboratorë testues dhe 1 kalibrues; ndërsa softueri për akreditimin ‘online’ DAK-SMIS është në fazën e fundit të testimit.

 

XIII. METROLOGJIA – Janë verifikuar 465 pika të karburantit, 1,695 ujëmatës, 48 autobotë, 13 koka mbushëse, dhe janë realizuar 340 aktivitete të kalibrimit; Është punuar në ngritjen e Sistemit për Menaxhimin e Cilësisë, ku janë përgatitur manualet e cilësisë për laboratorin e masës, vëllimit dhe rrjedhjes, forcës dhe termometrisë, janë përgatitur procedurat e kalibrimit, si dhe dokumente të tjera të parapara sipas standardit SK ISO/IEC 17,025. Janë organizuar ndërkrahasime laboratorike me vendet e rajonit dhe BE-së; Është bërë ndryshim në Manualin e Cilësisë së AMK-së ku versionit të dytë i janë shtuar anexi 1 i cili i referohet standardit ISO/IEC 17025; 2005 dhe anexi 2 i cili përmban listën e procedurave të AMK-së; Agjencia e Metrologjisë së Kosovës është anëtarësuar në cilësinë e anëtarit të asociuar në WELMEC (Bashkëpunimi Evropian për Metrologji Ligjore).

 

XIV. STANDARDIZIMI – Janë adoptuar 1,201 standarde evropiane dhe ndërkombetare si standarde kosovare; është vazhduar me shitjen e standardeve sipas kërkesave të bizneseve; është punuar në avancimin e ueb-platformës së Agjencisë Kosovare të Standardizimit dhe softverit SMIS.

 

XV. REZERVAT SHTETËRORE – Është përgatitur dhe aprovuar Plani Strategjik dhe Programi Vjetor 2016-2018. Sa i përket rritjes së fondit të rezervave, fondi i rezervës shtetërore për naftë është furnizuar me sasinë prej 117,469 litra; ndërsa fondi i rezervës shtetërore të grurit është furnizuar me sasinë prej 1,072.82 tonë grurë. Është duke u bërë analiza e gjetjes së formave alternative lidhur me krijimin e rezervave shtetërore të obligueshme të naftës duke marrë parasysh obligimet kontraktuale të Kosovës në Komunitetin e Energjisë.

 

XVI. AUDITIMI I PËRGJITHSHËM DHE BUXHETI – MTI gjatë vitit 2016 ka pranuar raportin e Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2015, që është një ndër raportet me të mira në nivel qendror dhe më i miri që ndonjëherë ka pasë MTI. Në funksion të rritjes së transparencës, kemi finalizuar marrëveshjen e bashkëpunimit me CIVIKOS-in, të cilët do të kenë qasje në të gjitha procedurat e prokurimit në MTI për vitin 2017. Një marrëveshje bashkëpunimi shumë shpejtë do ta nënshkruajmë edhe me Avokatin e Popullit; kemi bashkëpunim të mirë që nga fillimi i mandatit me Agjencionin Antikorrupcion. MTI ka shpenzuar 97.5 % të buxhetit për vitin 2016. Për vitin 2017 kemi një buxhet prej 7.9 milion Euro.

Shkarko Raportin

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors