Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, me 91 vota për, sot votuan Marrëveshjen Ndërkombëtare me Bashkimin Evropian për Programin “Tregu i Përbashkët” me buxhet 4.2 miliard euro për periudhën kohore 2021-2027, si një mundësi e jashtëzakonshme përfitimi për bizneset dhe organizatat në Republikën e Kosovës.
Ky program synon fuqizimin e mbikëqyrjes së tregut të brendshëm, përmirësimin e konkurrueshmërisë së industrisë, në veçanti të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, mbrojtjen e konsumatorit përfshirë sigurinë e ushqimit, përmirësimin e statistikave dhe përmirësimin e sektorit financiar.
Përmes këtij programi, bizneset dhe organizatat e Kosovës mund të ndërveprojnë me bizneset dhe organizatat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe shteteve në proces të antarësimit në BE.
Marrëveshja ndërkombëtare për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Tregut të përbashkët Evropian (Single Market Program) u nënshkrua më 11 Maj të vitit të kaluar, nga ministrja Rozeta Hajdari dhe drejtoresha e Përgjithshme për Tregun e Brendshëm të Bashkimit Evropian, Industrinë, Ndërmarrësinë dhe Ndërmarrjet e Vogla e të Mesme (DG GROW) znj. Kerstin Jorna.
Me votimin e sotëm të Deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe hyrjen në fuqi të kësaj Marrëveshje Ndërkombëtare me Bashkimin Evropian për Programin “Tregu i Përbashkët”, organizatat dhe bizneset kosovare mund të nënshkruajnë Marrëveshjet e granteve me EISMEA ( Këshilli Evropian i Inovacionit dhe Agjencia Ekzekutive e NVM-ve, https://eismea.ec.europa.eu/index_en)
Të gjitha informacionet për mënyrën e aplikimit në thirrjet e hapura të Programit “Tregu i Përbashkët” mund të i gjeni në vegzën: