Reagim nga MEPTINIS

Reagim ndaj shkrimit të “Tenderi 1.1 milionë euro i Rozeta Hajdarit me nënshkrim të kundërligjshëm”, të portalit lajmi.net të publikuar 06.04.2020

MEPTINIS siguron që procedurat e prokurimit në lidhje me kontratën 213-19-8877-1-1-1 “Krijimi i Qendrës së Ekselencës Dixhitale”  janë përmbyllur sipas procedurave ligjore në fuqi.

Procedura e prokurimit për projektin “Krijimi i Qendrës së Ekselencës Dixhitale” është zhvilluar para bashkimit të Ministrive.

Siç e dini procesi i ristrukturimit të Ministrive nuk arriti të finalizohet për shkak të pandemisë COVID 19, prandaj organizimi i procedurave të prokurimit, dhe shërbimeve të tjera të përgjithshme në MEPTINIS gjatë kësaj faze ka qenë i organizuar në atë formë që udhëheqësit e divizioneve të ish Ministrive, përbërëse të MEPTINIS i kanë përmbyll procedurat e zhvilluara paraprakisht në dikasteret e tyre, sipas akt emërimeve.

Personi përgjegjës në këtë rast Z. Bexhet Asllanaj është ngarkuar për zhvillimin e procedurave të reja, deri në përfundim të procesit të ristrukturimit. Z. Selami Berisha me akt emërim është udhëheqës i divizionit të prokurimit (të MZHE-së) dhe i licencuar për të zhvilluar procedura të prokurimit, prandaj nënshkrimin i kësaj kontrate nr. 213-19-8877-1-1-1 nga Z. Selami Berisha i cili me akt emërim është udhëheqës i divizionit të prokurimit është sipas dispozitave ligjore në fuqi.

Kujtojmë se duke u bazuar në Kodin e Mediave të Shkruara, kushdo që trajtohet në shkrim dhe i përmendet emri, duhet t’i jepet hapësira për ta sqaruar. Në këtë rast nuk na u është dhënë e drejta për ta dhënë edhe versionin tonë, që është shkelje e Kodit.

Po ashtu kërkojmë që reagimi ta ketë hapësirën e njëjtë si të shkrimit që është publikuar.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors