Rritet numri i vizitorëve në Republikën e Kosovës

Gjatë muajit qershor të këtij viti, numri i përgjithshëm i vizitorëve në Republikën e Kosovës është rritur në 29 për qind, krahasuar me qershorin e vitit të kaluar.

Vlen të theksohet se nga numri i përgjithshëm i vizitorëve 60.98 për qind ishin të jashtëm, kurse 39.02 për qind ishin vendorë.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, statistikat në fushën e Hotelerisë për muajin qershor 2023 rezultojnë me 13.3 për qind rritje të vizitorëve të jashtëm, krahasuar me qershorin e vitit 2022.

Në total ishin 29,317 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh ishte nga: Shqipëria, Gjermania, Turqia, Zvicra etj.

Vizitat janë evidentuar nga qëndrimet në hotelet e Republikës së Kosovës, kurse vizitat ditore nuk hyjnë në këtë evidencë, e që nëse llogariten përqindja do të ishte shumë më e lartë.

Kosova po bëhet gjithnjë e më atraktive për turistët!

Për të parë atraksionet turistike në Republikën e Kosovës vizitoni faqen: https://visitkosovo.rks-gov.net/

 

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors