Rritja ekonomike dhe qasja në financa ishte fokusi në Forumin Financiar të Kosovës 2026

Prishtinë,
28/04/2026

Forumi ka mbledhur përfaqësues të institucioneve publike, sektorit financiar dhe biznesit për të trajtuar sfidat dhe mundësitë që lidhen me rritjen ekonomike dhe qasjen në financa. Në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe ministri i Ekonomisë dhe Punës i Maqedonisë së Veriut, Besar Durmishi.

Gjatë diskutimeve, ministrja ka theksuar se qasja në financa mbetet një ndër parakushtet kryesore për zhvillim industrial dhe rritje të qëndrueshme ekonomike. Ajo nënvizoi se po punohet në zhvillimin dhe funksionalizimin e 12 zonave industriale, të cilat pritet të shërbejnë si bazë për tërheqjen e investimeve dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese në vend.

Sipas ministres Kusari-Lila përmes mbështetjes financiare për bizneset, mekanizmave të ndarjes së rrezikut dhe mobilizimit të kapitalit privat synohet krijimi i më shumë mundësive për ndërmarrjet vendore dhe nxitja e investimeve në sektorë me potencial eksporti.

Në kuadër të forumit, ministrja mori pjesë edhe në një panel diskutimi së bashku me përfaqësues institucionalë, rajonalë dhe të sektorit privat, ku u trajtua mobilizimi i financimit për industrializimin e ekonomisë. Në këtë panel u diskutua për rritjen e investimeve në industri, forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe nxitjen e inovacionit, duke u theksuar se transformimi industrial kërkon koordinim të ngushtë ndërmjet politikave publike dhe kapitalit privat.

Po ashtu, në këtë forum u diskutua për rëndësinë e ndërtimit të infrastrukturës moderne industriale, përfshirë zonat ekonomike, parqet industriale dhe logjistikën mbështetëse, si dhe për rolin e instrumenteve inovative financiare, partneriteteve publiko-private dhe institucioneve financiare ndërkombëtare në rritjen e qasjes në kapital dhe uljen e rrezikut për investitorët.

Ndër të tjera ministrja Kusari-Lila ka theksuar se vetëm përmes investimeve në infrastrukturë, kapital njerëzor dhe teknologjisë mund të përshpejtohet industrializimi dhe të rritet konkurrueshmëria e ekonomisë, duke shtuar se Kosova synon të kalojë nga një ekonomi e bazuar në konsum drejt një ekonomie prodhuese dhe eksportuese, të integruar në zinxhirët evropianë të vlerës.

 

Gallery Image

Gallery Image

Gallery Image

Gallery Image

Gallery Image

Gallery Image

Gallery Image

Gallery Image

Gallery Image

Gallery Image

Gallery Image

Gallery Image

Gallery Image

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors