SHBA mbështetëse e investimeve të huaja në Kosovë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, ka pritur sot zyrtarët e lartë të sektorit të ekonomisë në Ambasadën së SHBA-së në Prishtinë, shefin e sektorit për ekonomi. Todd Christiansen dhe këshilltaren për ekonomi në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Ardiana Meholli.

Në takim është diskutua për zhvillimet aktuale në fushën e tregtisë dhe industrisë dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ministri  Mulaj, ka njoftuar zyrtarët e Ambasadës Amerikane me proceset  ekonomike në vend, projektet që janë në zhvillim e sipër në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë si dhe marrëdhëniet tregtare të dy vendeve, posaçërisht për nevojën e rritjes së eksporteve kosovare ne SHBA.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e zyrës ekonomike të Ambasadës së SHBA, kanë uruar ministrin Mulaj për postin e ri dhe njëherësh kanë shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me MTI-në për të nxitur zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

Z.Christensen I ka premtuar ministrit Mulaj se Qeveria e SHBA-së do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në shtyrjen përpara të proceseve të mëdha që ndikojnë në zhvillim ekonomik dhe të përkrahë projektet dhe shtyjë rritjen e investimeve të bizneseve amerikane në Kosovë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors