Prishtinë,
27/04/2026
Ministrja e MINTI-it, Mimoza Kusari-Lila tha se mbrojtja e markave tregtare, patentave dhe dizajneve industriale u mundëson bizneseve dhe organizatave të sigurojnë identitetin e tyre dhe të zhvillojnë aktivitetin në mënyrë të qëndrueshme.
Ajo vuri në pah edhe përparimet e Agjencisë për Pronësi Industriale në përmirësimin e shërbimeve dhe rritjen e efikasitetit të procedurave, duke lehtësuar qasjen për bizneset dhe qytetarët.
Në veçanti, u theksua rëndësia e mbrojtjes së markave tregtare në sektorin e sportit, si një element kyç për ndërtimin e identitetit, besueshmërisë dhe zhvillimit komercial të klubeve sportive.
Ministrja Kusari-Lila theksoi se ministria mbetet e përkushtuar për forcimin e sistemit të pronësisë intelektuale dhe krijimin e një mjedisi të favorshëm për inovacion dhe ndërmarrësi.
Në shënimin e Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale morën pjesë edhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Nora Arapi Krasniqi, si dhe drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu.










