Shpalosja e skemës së granteve për energji të pastër në vlerë prej 1 milion euro për prodhuesit vendor

Skema e Granteve për Energji të Pastër në vlerë prej 1,000,000-euro me kontribut financiar nga shteti mik i Kosovës Luksemburgu, do të zbatohet nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) në kuadër te Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), si pjesë/instrument e projektit KSV/024 i financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe i zbatuar nga LuxDev në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Ekonomisë (ME).

‘’Bashkëfinancimi dhe financimi direkt nga shtetet mike ndërkombëtarë në skemat e granteve nga buxheti i Republikës së Kosovës, në mbështetje të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) dhe start-ups, është praktikë e parë në mirëqeverisjen tonë, si rezultat i performancës dukshëm të përmirësuar të sistemit të agjencisë KIESA në kuadër të MINT, duke rritur transparencën dhe llogaridhënien dhe forcuar besimin e ndërmarrjeve vendore në parimet e konkurrencës së ndershme dhe meritokracisë. Duke promovuar transparencën, pjesëmarrjen dhe partneritetin në proceset e zhvillimit dhe integrimit të vendit tonë, rrisim efektivitetin e ndihmës së jashtme nga agjencitë ndërkombëtare për bashkëpunim që janë aktive në vendin tonë, sipas parimeve përkatëse të OECD-së ( Parimet e Deklaratës së Parisit për Efektivitetin e Ndihmës)’’ , tha Ministrja Hajdari.

Përveç punës së shkëlqyer të ekipit KIESA dhe bashkëpunimit të mirë me Ministrinë e Ekonomisë, Ministrja Hajdari shprehu mirënjohjen e saj ndaj z. Eric Dietz dhe ekipit të tij, për bashkëpunimin e ngushtë dhe angazhimin e tij me përkushtim, për vazhdimin e mbështetjes së madhe nga Dukata e Madhe e Luksemburgut në skemat mbështetëse të KIESA’s ndaj ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) dhe ‘’startups’’.

Me 5 tetor, 2024, në platformën e- Kosova, MINT/ KIESA lansoi skemën e granteve për inovacion në vlerë prej 1,900,000 euro, me bashkëfinancim 500,000-euro nga MINT/KIESA dhe 1, 400,000-euro euro nga LuxDev, në mbështetje ndaj ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) dhe ‘’Startup’’ me koncepte inovative.

Me 4 gusht, 2025, në platformën e-Kosova, MINT/ KIESA lansoi thirrjen publike të granteve për industrinë kreative në vlerë prej 1,450,000-euro, me bashkëfinancim 500,000-euro MINT/KIESA dhe 950,000-euro nga LuxDev, në mbështetje ndaj NMVM-ve me veprimtari primare dhe sekondare në sektorët kryesorë të industrisë kreative.

Në ditët në vijim do të nënshkruhet marrëveshja e radhës në mes MINT/ KIESA dhe LuX Dev për skemën e granteve për mësimin dual në vlerë prej 1,000,000-euro, me financim nga Lux Dev, në mbështetje ndaj NMVM-ve që do të kontribuojnë me trajnime për të rinjtë në profesionet e nevojshme të identifikuara për sektorët prioritar industrial.

‘’ Së bashku me shtetin mik Luksemburgun, synojmë forcimin e ekosistemeve të inovacionit dhe rritjen ekonomike të barabartë, përmes krijimit të Fondit të Inovacionit që mbështesin ‘’Startup’’-et, NMVM-të dhe zgjidhjet e drejtuara nga kërkimi, duke inkurajuar përparimin teknologjik dhe ndërmarrjen e qëndrueshme, forcimin e konkurrueshmërisë së biznesit, rritjen e eksporteve dhe zgjerimin e marrëdhënieve tregtare ndërkombëtare’’ theksoi Ministrja Hajdari.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors