Shqyrtohet Projektligji për Investime Strategjike në Komisionin Parlamentar

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në mbledhjen e kryesuar nga kryetari i komisionit, Muhamet Mustafa, shqyrtoi Projektligjin për Investime Strategjike në Republikën e Kosovës.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami si bartëse e këtij projektligji, paraqiti rëndësinë dhe fushën që rregullon ky ligj.

Ministrja Bajrami tha se objektiv i këtij projektligji është krijimi i bazës ligjore të mirëfilltë për nxitjen dhe mbështetjen e investimeve strategjike të huaja në Kosovë, në fushat e ekonomisë së vendit, që paraqesin potencial të lartë zhvillimor.
Përmes këtij projektligji përcaktohen procedurat dhe rregullat favorizuese, lehtësuese dhe përshpejtuese, në funksion të arritjes së qëllimit kryesor për nxitjen dhe tërheqjen e investimeve të huaja në Republikën e Kosovës.  Ky projektligj do të zbatohet për të gjitha investimet strategjike, që përzgjidhen si të tilla në bazë të kritereve dhe sipas procedurave të përcaktuara, në ata sektorë ekonomikë si sektorë të investimeve strategjike, gjithnjë në funksion të përmirësimit të ambientit biznesor, potencoi ministrja dhe vazhdoi se me miratimin e këtij ligji do të arrihet një konkurrencë reale me shtetet e rajonit, gjë që deri më tani ka munguar.

Anëtarët e komisionit, nga ana e tyre, vlerësuan se ligji është i mirëseardhur për ekonominë e vendit.

Komisionit  në parim e përkrahu këtë projektligji, i cili do të procedohet tutje sipas Rregullores së Kuvendit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors