Takimi i ministrit Bajram Hasani me përfaqësuesit e Shoqatës së Naftëtarëve

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, sot takoi përfaqësuesit e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, të kryesuar nga kryetari, Fadil Berjani.

Ministri Bajram Hasani, gjatë bashkëbisedimit me ta ka potencuar se tash e tutje në Kosovë do të hyjë vetëm naftë cilësore. Këtë zotim ministri Hasani e bëri para tyre për të treguar vendosmërinë e zbatimit të rendit dhe rregullave në fushën e tregtimit të derivateve të naftës në Kosovë.

Gjithashtu,  i pari i MTI-së, Bajram Hasani, i ka dëgjuar të gjitha shqetësimet e naftëtarëve me të cilat ballafaqohen gjatë ushtrimit të veprimtarisë në fushën e tregut të derivateve të naftës.

Ministri Hasani ka pranuar me shkrim kërkesat e naftëtarëve dhe ka premtuar se ato do të shqyrtohen me kujdes.

Përfaqësuesit e Shoqatës së Naftëtarëve gjithashtu i kanë uruar ministrit marrjen e detyrës dhe i kanë premtuar bashkëpunim.

 

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors