Qëllimi i Skemës: Të mbështeten NMVM-të që operojnë në sektorin e TIK-ut. Kjo skemë synon të përkrahë zhvillimin e qëndrueshëm, inovativ dhe të orientuar drejt tregjeve ndërkombëtare të këtij sektori në Kosovë. Skema ka për qëllim mbështetjen e NMVM-ve në sektorin e TIK-ut që paraqesin propozime për krijimin e produkteve të reja apo zhvillimin dhe përmirësimin e produkteve ekzistuese, me fokus në rritjen e mundësive për eksport.
Afati për aplikim: deri më 07.07.2025
Të drejtë aplikimi kanë NMVM-të që e kanë veprimtarinë e tyre primare ose sekondare në sektorin e TIK-ut.
Si të aplikoni: Aplikimi bëhet përmes platformës e-Kosova të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit (ASHI):

Për më shumë informacione rreth procedurave të aplikimit dhe dokumentacionit të nevojshëm, mund të gjeni udhëzuesin për aplikim në Portalin e-Kosova dhe në ueb faqet e MINT dhe KIESA.


