U hap panairi treditor “Gratë në Biznes”

Me datë 26.07.2016, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është hapur panairi treditor “Gratë në Biznes”.

Ky panair është organizuar nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) në bashkëpunim me OJQ “Gratë në Biznes” dhe synon promovimin e veprimtarisë ndërmarrëse te gratë e të gjitha komuniteteve, integrimin e tyre në shoqëri si dhe inkurajimin e grave tjera për t’u futur në aktivitete biznesore. Drejtori i Përgjithshëm i KIESA/MTI, në ceremoninë e hapjes, ndër të tjera, theksoi “Ne si ministri përkrahim organizimin e këtij panairi të grave çdo vit më qëllim të mbështetjes së bizneseve me pronare të gjinisë femërore. Kjo përkrahje nuk është vetëm e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë por e gjithë qeverisë për të avancuar gruan në Kosovë dhe është mirë që gratë po marrin pjesë në biznes dhe janë ndërmarrëse të mira” u shpreh Mustafa. Hamide Latifi, drejtoreshë ekzekutive në OJQ “Gratë në Biznes” pasi përshëndeti të pranishmit dhe falënderoi MTI/KIESA-n për përkrahjen e ndërmarrësisë së grave, theksoi së çmon vullnetin dhe punën e madhe të grave për të shndërruar nismat e vogla në biznese më të mëdha. Në këtë panair po marrin pjesë rreth 60 biznese / OJQ që udhëhiqen nga femrat të cilat promovojnë dhe shesin produktet e tyre të sektorëve të ndryshëm si: Sektori i artizanateve, tekstilit, bujqësisë dhe sektori i ushqimit tradicional. Panairi do të jetë i hapur deri me 28 korrik 2016.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors