Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), së bashku me Ministrinë e Diasporës, Odën Amerikane në Kosovë dhe DEED – UNDP & IOM , kanë organizuar forum ekonomik dhe takime B2B në mes të bizneseve të Kosovës dhe bizneseve të shqiptarëve në Austri.
. Kjo ngjarje është organizuar me qëllim të krijimit të bashkëpunimit mes bizneseve vendore dhe atyre të diasporës ku nikoqir ishte edhe Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri. Në këtë forum morën pjesë një numër i bizneseve të suksesshme nga Kosova. Gjatë qëndrimit në Austri, janë vizituar edhe disa nga bizneset e suksesshme të diasporës shqiptare si “Blakaj Fenster und Turen”, “Tolaj GmbH” dhe “Immobilienverwetung GmbH”. Si rezultat i këtij forumi pritet që të nënshkruhen kontrata për bashkëpunim ndërmjet bizneseve nga Kosova, ato të diasporës dhe bizneseve austriake në fusha të ndryshme, ndërsa grupi do të vazhdojë vizitën në formatin e njëjtë në ditët në vazhdim edhe në Berlin të Gjermanisë.