Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave (DIEKP) nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka organizuar punëtorinë e dytë për vitin 2014, me qëllim të vlerësimit të zbatimit të planit të punës së MTI-së për 6 mujorin e parë 2014. Kjo punëtori u organizua në Bogë të Rugovës gjatë periudhës prej 14 deri 16 gusht 2014. Në këtë takim morën pjesë 22 përfaqësues, kryesisht udhëheqës të departamenteve dhe agjencive të MTI-së. Ndërsa takimin e udhëhoqi Eljana Naka, Sekretare e Përgjithshme e MTI-së.
Gjatë kësaj punëtorie u prezantuan raportet e realizmit të planit të punës të secilit departament apo agjenci të MTI-së. Çdo prezantim u pasua nga një diskutim i tërthortë i grupit i cili përmbyllej nga sekretarja Eljana Naka. Në këtë punëtori, përpos tjerash, veprime pasuese u vendosen:
• Veprimet të cilat dalin nga MSA-ja të trajtohen me prioritet ne planet e punës,
• Të intensifikohet puna në realizimin e marrëveshjes tregtare me Shqipërinë,
• Te punohet në funksionalizimin sa më të shpejtë të Fondit për Garantimin e Kredive, në mënyrë që të përmirësohet qasja në financa për bizneset në Kosovë,
• Te finalizohet platforma për zhvillimin e industrisë vendore.
Takimi u shfrytëzua edhe për raportimin në lidhje me realizimin e buxhetit të departamenteve dhe agjencive. Në fund u nxor raporti me përfundimet dhe pikat të cilat do të përcillen gjate punës në vijim.
Punëtori të tilla organizohen çdo tre muaj nga DIEKP-ja, me qëllim të monitorimit të implementimit të planeve të punës së MTI-së dhe përmirësimit te koordinimit te veprimeve ne mes te departamenteve dhe agjencive të ministrisë.