UNDP-i mbështet MTI-në në ngritjen e kapaciteteve për zhvillimin e turizmit

Përfaqësues nga Departamenti i Turizmit dhe nga Kabineti i Ministrit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) mbajtën një takim virtual me përfaqësuesit e UNDP-së, ku diskutuan lidhur me projektin “Ndihmë për tregtinë”, përmes së cilit mundësohet përkrahja dhe ngritja e kapaciteteve në zhvillimin e turizmit.

Në takim u diskutua lidhur me profilin e Sektorit të Turizmit dhe ngritjes së kapaciteteve në krijimin e politikave turistike nga stafi i turizmit, si dhe riorganizimi i departamentit të turizmit.

Me theks të veçantë iu bë edhe një analizë zhvillimit të resurseve njerëzore në sektorin e turizmit.

Prezent në këtë takim ishte edhe Albert Maxhuni, shef i kabinetit të ministrit në MTI, i cili bëri të ditur se MTI-ja ka hartuar plane dhe projekte që ka përkrahur nivelin lokal në zhvillimin e turizmit dhe në avancimin dhe promovimin e produkteve turistike.

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, duke pasur parasysh humbjet e shkaktuara në sektorin e turizmit nga pandemia COVID-19, ka marrë disa masa për të mbështetur këtë sektor, duke filluar nga ulja e TVSH-së nga 16% ne 8%, si dhe përfshirjen e disa masave në Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike, që do ta përkrahin këtë sektor”, bëri të ditur Maxhuni.

Ai theksoi se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është duke e hartuar edhe Strategjinë për turizëm,  ku parashihet mbrojtja e mjedisit, zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm dhe eko-turizmit.

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors