Ushtruesja e detyrës e ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Arbëreshë Krasniqi, priti sot ne takim njoftues kryeshefat e agjencive të këtij dikasteri, ku diskutuan për të arriturat e ministrisë në periudhën tremujore.
Në vazhdën e këtij takimi ministrja Krasniqi u zotua se do të kryejë detyrën me përkushtim dhe shprehu mirënjohje për gatishmërinë për bashkëpunim me kryeshefat e agjencive të MTI-së.
Krasniqi tha se objektivat e së ardhmes së këtij institucioni do t’i shtyjmë bashkërisht me vullnet dhe profesionalizëm.