Vazhdon aksioni për verifikimin e njehsorëve elektrikë

Prishtinë,
03/04/2026

Njëkohësisht, në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës ka vijuar verifikimi laboratorik i njehsorëve, ku sërish janë evidentuar devijime në datë dhe në orë, por nuk është konstatuar ndonjë pasaktësi në matjen e shpenzimit të energjisë elektrike.

Vlen të theksohet se Komisioni Verifikues ka konstatuar se një njehsor elektrik nuk mund t’i nënshtrohet verifikimit laboratorik, pasi tipi i tij është tërhequr me vendim që nga dhjetori i vitit 2014. Në përputhje me legjislacionin në fuqi, Inspektorati Qendror i Tregut (IQMT) do të vazhdojë me shqiptimin e gjobave ndaj KEDS-it.

Për devijimet e konstatuara në njehsorët e verifikuar, raportet tashmë janë dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për trajtim të mëtejmë.

Numri i ankesave të konsumatorëve ka arritur në 500, andaj Komisioni Verifikues do të vazhdojë punën edhe gjatë ditëve të fundjavës.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit mbetet e përkushtuar që raportet e njehsorëve të verifikuar, në të cilat janë konstatuar devijime dhe afat i skaduar i vlefshmërisë, t’ia vë në dispozicion edhe organeve të drejtësisë, të cilat tashmë kanë filluar hetimet për këtë çështje.

Gallery Image

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors