Vendime për bordet e KEK-ut, Ibër-Lepencit, Hidroregjionit Jugor dhe Telekomit

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Qeveria e Republikës së Kosovës zëvendësoi sot drejtorë në katër ndërmarrje publike.

Me vendimet e sotme u shkarkuan bordet e Korporatës Energjetike e Kosovës, Ndërmarrjes Hidroekonomike "Ibër Lepenc" dhe Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit "Hidroregjioni Jugor" Prizren. Në vend të tyre, u emëruan borde të përkohshme, me profesionistë të dëshmuar, që do të shërbejnë deri në përzgjedhjen e bordeve me mandat të plotë, por jo më shumë se 6 muaj.

U shkarkuan dhe zëvendësuan edhe dy drejtorë në bordin e përkohshëm të Telekomit të Kosovës.

Për transparencë ndaj qytetarëve, MEPTINIS po boton vendimet e Qeverisë bashkë me memorandumet shpjeguese, që përshkruajnë shkeljet e drejtorëve të shkarkuar:

Vendim për bordin e KEK-ut

Vendim për bordin e Ibër-Lepencit

Vendim për bordin Hidroregjionit Jugor: 

Vendim për bordin e Telekomit të Kosovës: 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors