Vetëm për dy muaj, 51 biznese të reja regjistrohen në komunat veriore të Kosovës

Nga data 25.01.2024 deri më 25.03.2024, janë regjistruar 51 biznese të reja në komunat veriore të vendit, në zyrat e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK).

Marrëveshjet për hapjen dhe konsolidimin e zyrave të ARBK-së në Mitrovicë Veriore dhe Leposaviq, u nënshkruan me kryetarët e këtyre komunave me 25 janar 2024, ndërsa marrëveshjet për hapjen dhe konsolidimin e zyrave të ARBK-së në Zubin Potok e Zveçan, u nënshkruan me kryetarët e këtyre komunave me 15 mars 2024.

🤝Marrëveshjet e nënshkruara me kryetarët e komunave veriore, dëshmojnë angazhimin e përbashkët për të mbështetur zhvillimin e bizneseve në vendin tonë.

✅Prandaj, në këtë kontekst të frytshëm të zhvillimeve, MINT/ ARBK është duke vazhduar të përforcojë bashkëpunimin me autoritetet e komunave veriore, për të informuar dhe lehtësuar qasjen në programet dhe skemat mbështetëse për zhvillim të bizneseve vendore, me synim rritjen e mirëqenies socio – ekonomike për të gjithë qytetarët tanë.

📊 Numrat e fundit të regjistrimit të bizneseve të reja gjatë periudhës 25 janar 2024 – 25 mars 2024:

Leposaviq: 18 biznese të reja

Zubin Potok: 7 biznese të reja

Zveçan: 12 biznese të reja

Mitrovica Veriore: 14 biznese të reja

✅Kjo është një shenjë inkurajuese për ekonominë lokale dhe një hap pozitiv drejt zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në të gjithë vendin.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors