Vizita e delegacionit nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Inspektoratin Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) të Shqipërisë

Përfaqësuesit e MINT zhvilluan vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, ku u njoftuan gjerësisht për punën dhe funksionimin e Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut në kuadër të Inspektoratit Qendror të Shqipërisë.

Pjesë e delegacionit kanë qenë: Kushtrim DAKAJ-Këshilltar i Ministres së MINT, Lebibe HALITI-zv.Kryeinspektore e Inspektoratit të Tregut, Naim HAJRA-zv.Udhëheqës i Sektorit për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve/Inspektorati i Tregut, Besmire SHABAHAXHAJ-Zyrtare e Lartë për Mbrojtje të Tregut dhe Vlerësim të Dëmit-Departamenti i Tregtisë.

Fillimisht, delegacioni i MINT u prit nga Kryeinspektori i ISHMT-së, z. Lavdrim Sahitaj, i cili i njoftoi me strukturat organizative të ISHMT-së,  për shkëmbimin e përvojave pasi që Republika e Kosovës tashmë ka miratuar Ligjin për Inspektimet që afekton organizimin dhe veprimtarinë e Inspektoratit të Tregut në Republikën e Kosovës përfaqësuesit nga MINT.

Në lidhje me mbikëqyrjen e produkteve joushqimore në treg, Drejtorja e Drejtorisë Teknike te ISHMT, znj. Valbona Jaupllari, prezantoi para delegacionit te MINT, reformat dhe përvojat e ISHMT në mbikëqyrjen e produkteve joushqimore që qarkullojnë në tregun e Shqipërisë, listën e produkteve joushqimore që janë subjekt i mbikëqyrjes inspektuese dhe  standardet që aplikohen. 

Gjithashtu, delegacioni i MINT u informua mbi praktiken e mbikëqyrjes së tregut. Në fokus të takimit ishte përfitimi nga përvoja praktike e ISHMT-së në mbikëqyrjen inspektuese tek operatorët ekonomik. Forma e inspektimit, qasja inspektuese, mënyra e procedimit të lëndës, kërkesat ligjore për ushtrim të veprimtarisë, kërkesat ligjore për produktet industriale jo-ushqimore, etj.

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors