Vlerësimi i përformancës së zonave të tanishme ekonomike nga German Economic Team

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, bashkë më kolegët nga MINT, pritën dje në takim ekspertët nga ekipi GET (German Economic Team), me përkrahje nga qeveria gjermane, me të cilët diskutuan gjetjet nga vlerësimi i përformancës së zonave të tanishme ekonomike, me identifikim të kufizimeve të konsiderueshme në shumë dimensione, që luajnë një rol kritik për suksesin e këtyre zonave ekonomike.

Përformanca e zonave ekonomike në Kosovë, në drejtim të tërheqjes së investitorëve dhe krijimit të vendeve të punës, ka qenë  e ulët deri më tani. Këto zona janë krijuar në baza 'ad-hoc' dhe pa një qasje strategjike themelore. Të gjitha zonat ekonomike të tanishme kanë karakterin e zonave me vetëm infrastrukturë bazë, portfolio të ngushtë shërbimi (kryesisht mirëmbajtje), me nivel të ulët të specializimit industrial dhe me atraktivitet të kufizuar për investitorët e huaj.

Me identifikimin e opsioneve të reformës për zonat ekonomike në Kosovë dhe hartimin e dokumentit strategjik dhe ligjit të ri të avancuar për parqet industriale, do të zhvendosim fokusin nga zonat ekonomike me shumë aktivitete pa menaxhim të mirëfilltë, drejt parqeve industriale të specializuara, parqeve industriale të gjelbra dhe parqeve të teknologjisë dhe inovacionit, të bazuara në treguesit kryesorë të përzgjedhjes dhe matjes së përformancës, të përcaktuara qartë.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, me reformat e reja për zonat ekonomike synon:

– Nxitjen e investimeve

– Promovimin e teknologjive të avancuara, aktiviteteve të prodhimit dhe përpunimit, inovacionit dhe shërbimeve me vlerë të shtuar

– Rritjen e punësimit dhe trajnimit

– Lehtësimin e bashkëpunimit ndërmjet bizneseve dhe 

– Rritjen e konkurrencës dhe eksporteve

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors