Zëvendësministri Arifaj mori pjesë në Konferencën “Collision” në Toronto të Kanadasë

Me mbështetje nga MINT, Zëvendësministri i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, z. Mentor Arifaj bashkë me U.D drejtorin e përgjithshëm të KIESA-së, z. Zef Dedaj, dhe 7 biznese nga sektori i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, po marrin pjesë në Konferencën ‘Collision’ që po mbahet në Toronto, në Kanada.

Në kuadër të kësaj konference, organizuar nga Qeveria e Ontarios, zv.ministri Arifaj me kolegë, vizituan kompaninë “Bombardier Aerospace”, një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të avionëve në botë.

Gjatë kësaj vizite, nikoqirët prezantuan planet e ardhshme për krijimin e një qyteti tërësisht elektrik dhe të gjelbër, në frymën e një ekosistemi inovativ.

Poashtu një vizitë tjetër u realizua në Zonën e re të Inovacinonit në Toronto ‘Water Front’ dhe në Toronto Business Development Center.

Në konferencën “Collison” në Kanada, me mbështetje nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë ( KIESA) është siguruar dhe financuar hapësira për pjesëmarrje dhe promovim të shtatë bizneseve nga sektori i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

 

 

 

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors