Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë z. Mentor Arifaj, ka pritur në takim znj. Signe Ratso, drejtoreshë e Drejtoratit të Përgjithshëm për Hulumtim dhe Inovacion në Komisionin Evropian.
Arifaj e ka njoftuar në detaje mysafiren për angazhimet e MINT, në përmirësimin e fushës së inovacionit, ndihmesën që po jep për ndërmarrësit dhe planet që parashihen në të ardhmen e afërt për zhvillimin e kësaj dege shumë të rëndësishme për ekonominë e vendit tonë.
Zonja Ratso, vlerësoi përpjekjet e vazhdueshme të qeverisë së Republikës së Kosovës, në përmirësimin e kushteve të përgjithshme dhe mbështetjen e ndërmarrjeve e inovacionit në rritjen dhe konsolidimin e tyre. Ajo tha se Kosova, ka një popullatë të re e krijuese duke e konsideruar këtë një potencial të shëndoshë për zhvillimin e sektorit të inovacionit rrjedhimisht të ekonomisë së Kosovës.
Znj. Ratso, theksoi poashtu se Kosova, mund të merrë pjesë në programet "Horizont", që kanë lidhje me inovacion dhe ndërmarrësi.
