Zëvendësministri i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë z. Mentor Arifaj dhe këshilltari z. Shkumbin Gërguri, pritën në takim këshilltarin për çështje ekonomike dhe tregtare, Leonidas Papakonstantinidis, nga Zyra Ndërlidhëse e Greqisë në Prishtinë.
Takimi u zhvillua në frymë pozitive dhe bisedë konstruktive, me theks të veçantë në rritjen e interaktivitetit ekonomik ndërmjet dy vendeve.
Zëvendësministri Arifaj, e njoftoi z. Papakonstantinidis rreth progresit që Kosova ka bërë në përmirësimin e ambientit të të bërit biznes dhe iniciativat e ndërmarra nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në zhvillimin e përgjithshëm dhe transformimin e industrisë së Kosovës në një industri të zhvilluar dhe integruar globalisht.
Në anën tjetër, z. Leonidas Papakonstantinidis, shprehu interesimin dhe gatishmërinë për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave ndërmjet dy vendeve.

