Zëvendësministri Arifaj vizitoi punimet në Qendrën e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës


Në këtë ngjarje, Zëvendësministri Mentor Arifaj u takua me Prof. Dr. Ahmet Shala, Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Prof. Asoc. Dr. Xhevahir Bajrami, Prodekan për Financa dhe Infrastrukturë, dhe z. Rifat Krasniqi, Profesor në këtë fakultet.

Gjatë vizitës, ai vlerësoi përparimet nga investimi i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për funksionalizimin sa me parë të Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Zëvendësministri Arifaj shprehu synimet dhe planet për të ardhmen, duke përfshirë hapjen e Qendrës për hulumtues, inovatorë dhe industrinë vendase. Gjithashtu, ai vizitoi laboratorët e Fakultetit të Makinerisë, duke theksuar potencialin e tyre për hulumtime dhe inovacione në fushën e inxhinierisë mekanike dhe industrisë vendase.

Hapja se shpejti e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë do të shënojë një hap të rëndësishëm drejt avancimit të inovacionit dhe zhvillimit në sektorin e inxhinierisë në vendin tonë.

Post ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors