Zëvendësministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Avni Kastrati, mori pjesë në konferencën me temën “Turizmi për zhvillim: Mundësitë që duhen shfrytëzuar”, e cila u realizua nga Instituti Demokraci për Zhvillim në partneritet me Projektin për Promovimin e Punësimit në Sektorin Privat (PPSE Program – Swisscontact), i financuar nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), e që ka për qëllim promovimin dhe zhvillimin e sektorit të turizmit në Kosovë dhe inkurajimin e investimeve kapitale në këtë sektor.

Zëvendësministri Kastrati theksoi se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar të punojë për zhvillimin e turizmit në Kosovë, duke implementuar strategji dhe legjislacion të nevojshëm. Po ashtu, zv.ministri Kastrati u zotua se së shpejti MTI-ja do ta themelojë Departamentin e Turizmit, i cili do t’u përgjigjet nevojave të zhvillimit të turizmit si veprimtari mjaft profitabile e cila do të ndikonte drejtpërdrejtë ne zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës.
“Në një të ardhme të afërt MTI planifikon ta gjejë formën për themelimin e Organizatës për Turizëm, e cila do të mundësojë promovimin e potencialit dhe vlerave turistike që posedon Kosova”, theksoi z.Kastrati, duke shtuar se MTI-ja do të vazhdojë të punojë në promovimin e Kosovës, paralelisht me mbështetjen e projekteve që kanë për qëllim rritjen e ofertës turistike dhe përmirësimin e shërbimeve në mënyrë që vendi të futet në hartën ndërkombëtare të një destinacioni turistik konkurrues dhe kështu t’i sjellim të mira ekonomisë së vendit.