Zëvendësministri Bunjaku mori pjesë në Mbledhjen e Këshillit të Ministrave për Reformën në Administratën Publike

Zëvendësministri i parë i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Fatban Bunjaku, mori pjesë në Mbledhjen e Këshillit të Ministrave për Reformën në Administratën Publike, qëllimi i së cilës ishte shqyrtimi i progresit të gjashtëmujorit të parë të vitit 2026 në zbatimin e reformës së administratës publike dhe dakordimi i institucioneve për prioritet dhe afatet për pjesën e mbetur të vitit.

Reforma në Administratën Publike përbën një nga proceset më strategjike për modernizimin e shtetit dhe përmbushjen e kritereve për integrim në Bashkimin Evropian.

Kjo reformë synon ndërtimin e një administrate profesionale, transparente, efikase dhe llogaridhënëse në shërbim të qytetarëve dhe komunitetit të biznesit.

Në fjalën e tij, Bunjaku theksoi përkushtimin e MINTI-it, në zbatimin e kësaj reforme, duke vënë në pah punët që janë duke u zhvilluar, në disa drejtime: racionalizimi dhe riorganizimi i agjencive, me qëllim rritjen e efikasitetit;

Hartimin e Ligjit të ri për Shoqëritë Tregtare, në funksion të përmirësimit të ambientit të të bërit biznes; Finalizimin e akteve nënligjore për zbatimin e Ligjit për Pronarët Përfitues, si mekanizëm i rëndësishëm për transparencë dhe sundim të ligjit si dhe Zbatimin e politikave qeveritare që ndërlidhen me reformën e administratës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors