Zëvendësministri i MINTI-t, Jeton Mehmeti ka marrë pjesë në lansimin e projektit “Transformimi i Gjelbër i Ndërmarrjeve Private në Kosovë”

Zëvendësministri i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Jeton Mehmeti, ka marrë pjesë në lansimin e projektit “Transformimi i Gjelbër i Ndërmarrjeve Private në Kosovë” (GPEK), një iniciativë e rëndësishme që dëshmon se zhvillimi ekonomik dhe qëndrueshmëria mjedisore mund dhe duhet të ecin së bashku.

Sipas zëvendsëministri Mehmeti, ky projekt vjen pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit dhe Qeverisë zvicerane, nga ministrja Mimoza Kusari- Lila dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, në vlerë prej 8.78 milionë frangash zvicerane, për të mbështetur transformimin e gjelbër të ndërmarrjeve private në Kosovë.

Ai shtoi se në këtë kontekst ka theksuar se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë shtylla kryesore e ekonomisë sonë dhe ato krijojnë vende pune, gjenerojnë investime dhe kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit.

Për bizneset kosovare, veçanërisht ato që eksportojnë ose synojnë të eksportojnë, tranzicioni i gjelbër, sipas zv.ministrit Mehmeti, është një mundësi konkrete për të rritur konkurrueshmërinë, për të përmirësuar produktivitetin dhe për të siguruar qasje më të madhe në tregjet ndërkombëtare.

Pikërisht për këtë arsye, zëvendësministri Mehmeti ta theksuar se Qeveria e Republikës së Kosovës e konsideron transformimin e gjelbër si pjesë të rëndësishme të agjendës sonë për zhvillim ekonomik dhe integrim evropian, andaj si ministri, bashkërisht jemi të përkushtuar të krijojmë kushte që u mundësojnë ndërmarrjeve të investojnë, të inovojnë dhe të zhvillohen, përmes përmirësimit të klimës së biznesit, mbështetjes së inovacionit dhe avancimit të politikave industriale.

Zëvendësministri ka vlerësuar se projekti si GPEK ka rëndësi të veçantë, sepse forcon bashkëpunimin ndërmjet institucioneve publike, sektorit privat, institucioneve financiare dhe partnerëve zhvillimorë, duke krijuar bazën për ndryshime të qëndrueshme dhe afatgjata.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors