Zëvendësministri i MINTI-t, Jeton Mehmeti ka vizituar panairin e grave ndërmarrëse

Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), Jeton Mehmeti, ka vizituar panairin e grave ndërmarrëse “Gratë në Biznes”, ku ka vlerësuar se punimet artizanale të grave, ushqimet tradicionale dhe trashëgimia jonë e pasur kulturore kanë zgjuar gjithmonë interesimin dhe admirimin e vizitorëve në Kosovë. Sipas zëvendësministrit Mehmeti,  ato përfaqësojnë identitetin, historinë dhe mjeshtërinë e brezave, ndërsa për diasporën tonë janë një dhuratë e çmuar dhe një kujtim i bukur nga atdheu.

Ai ka bërë ftesë që ta vizitojnë Panairin e Grave në Biznes, në Sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë, ku është mundësia të njiheni nga afër me produktet unike të grave sipërmarrëse, punimet artizanale dhe shijet autentike tradicionale.


Edhe njëherë zëvendësministri, Mehmeti ka pohuar se do të mbështesim gratë sipërmarrëse, do të ruajmë traditën dhe do të promovojmë vlerat më të mira të Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors