Zëvendësministri Jeton Mehmeti ka takuar Ambasadorin e Shqipërisë, z. Petrit Malaj

Të premten, zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Jeton Mehmeti, ka takuar ka takuar ambasadorin e Shqipërisë, z. Petrit Malaj me të cilin kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, me fokus në rritjen e shkëmbimeve tregtare, bashkëpunimin përmes forumeve ekonomike dhe nismave të përbashkëta, ku Shqipëria mbetet partner i rëndësishëm tregtar për Kosovën.

Po ashtu, në takim është theksuar rëndësia e koordinimit institucional për të garantuar më shumë transparencë, korrektësi dhe funksionim më të mirë të tregut ndërmjet dy vendeve.

Zëvendësministri Mehmeti dhe amabasadori Malaj kanë vlerësuar se Kosova dhe Shqipëria duhet të ndërtojnë bashkëpunim më të thellë, më praktik dhe më të dobishëm për qytetarët dhe bizneset e të dy vendeve, duke e forcuar rrugën tonë të përbashkët drejt Bashkimit Evropian

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors