Zëvendësministri Mehmeti mori pjesë në AIM EU 2026 në Mal të Zi, në fokus inovacioni dhe mbështetja për startup-et

Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Jeton Mehmeti, mori pjesë në AIM EU 2026 në Mal të Zi, ku u prezantuan zgjidhje inovative dhe u diskutua për mundësitë e zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) dhe startup-eve në Ballkanin Perëndimor.

Në kuadër të aktivitetit u mbajt edhe finalja e garës për NVM-të dhe startup-et, ku tetë finalistë prezantuan projektet dhe zgjidhjet e tyre para investitorëve, anëtarëve të jurisë dhe përfaqësuesve të institucioneve ndërkombëtare.

Eventi mblodhi sipërmarrës, investitorë, ekspertë, përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian dhe organizatave ndërkombëtare, duke krijuar mundësi për shkëmbimin e ideve, zhvillimin e partneriteteve dhe promovimin e inovacionit në rajon.

Projektet e prezantuara përfshinë fusha të ndryshme, nga inteligjenca artificiale dhe bioteknologjia deri te zgjidhjet digjitale për bizneset. Gara vuri në pah potencialin e sipërmarrësve dhe të rinjve për të zhvilluar ide konkurruese, si dhe rëndësinë e lidhjes së tyre me investimet, mentorimin dhe mbështetjen profesionale nga partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet e BE-së.

Pjesëmarrja në këtë aktivitet përbën një mundësi për shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e bashkëpunimit rajonal në funksion të fuqizimit të ekosistemit të inovacionit dhe ndërmarrësisë në Kosovë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors