Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Jeton Mehmeti, ka marrë pjesë në aktivitetin “Connecting Talent, Empowering Growth”, ku është diskutuar për potencialin e të rinjve dhe mundësitë që krijojnë sektorët BPO, IT dhe shërbimet ndërkombëtare për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Mehmeti theksoi se talenti dhe energjia e të rinjve përbëjnë një potencial të rëndësishëm për vendin, ndërsa sektorët BPO, IT dhe shërbimet ndërkombëtare krijojnë mundësi për punësim, zhvillim të aftësive dhe qasje në tregjet globale.
Sipas tij, zhvillimi i këtyre sektorëve kontribuon në diversifikimin e ekonomisë dhe dëshmon mundësinë që nga Kosova të ofrohen shërbime dhe zgjidhje për tregjet ndërkombëtare.
Zëvendësministri Mehmeti ka falënderuar ABSL-në për organizimin e aktivitetit dhe angazhimin në lidhjen e talenteve me mundësitë, si dhe kompanitë pjesëmarrëse për kontributin e tyre. Ai theksoi se investimi në të rinjtë dhe mbështetja e sektorëve BPO dhe IT kontribuojnë në zhvillimin e një ekonomie më konkurruese dhe në krijimin e më shumë mundësive për Kosovën.


