Zëvendësministri Mehmeti priti në takim të ngarkuarin me punë të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë

Zëvendësministri i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Jeton Mehmeti, priti në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë, Yousof Naser Almazrouei, me të cilin diskutoi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë që ofron Marrëveshja e Bashkëpunimit Gjithëpërfshirës Ekonomik ndërmjet Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Republikës së Kosovës, si dhe potenciali për investime në eko-zonat industriale. Vëmendje iu kushtua edhe mundësive të bashkëpunimit në industrinë e përpunimit të ushqimit, teknologjinë e informacionit dhe komunikimit (TIK) dhe inovacion.

Një tjetër temë e diskutimit ishte mundësia e pjesëmarrjes së Kosovës në samitin ndërkombëtar GITEX Global, si dhe organizimi i një forumi të përbashkët ekonomik. Këto iniciativa synojnë të krijojnë mundësi për takime dhe kontakte të drejtpërdrejta ndërmjet bizneseve dhe investitorëve të të dyja vendeve.

Në takim u shpreh gatishmëria e ndërsjellë për vazhdimin e komunikimit institucional dhe për konkretizimin e mundësive të bashkëpunimit, me synim forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors