Zëvendësministri Mentor Arifaj mori pjesë në Forumin Ekonomik në mes të Bashkimit Evropian dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor

Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mentor Arifaj mori pjesë në Forumin Ekonomik në mes të Bashkimit Evropian dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Presidenca Çeke.

Në panelin diskutues me temën “Tranzicioni i Gjelbërt dhe Dixhital”, Zëvendësministri Arifaj theksoi sfidat që hasim gjatë rrugës së implementimit të projekteve dixhitale dhe të agjendës së gjelbërt si dhe rritjen e përkrahjes së bizneseve përmes përkrahjes per dixhitalizim dhe ofrimit te shërbimeve dixhitale.

Ai theksoi se përkundër potencialit që ka vendi ynë për investime dhe inovacion, barrierë është edhe mungesa e liberalizimit të vizave për qytetarët tanë dhe gjithashtu ai shfrytëzoi rastin që të kërkojë nga Çekia, si kryesuese e Presidencës së BE-së që ta përkrahë Republikën e Kosovës, për finalizim me sukses të këtij procesi.

Gjatë qëndrimit në Forumin Ekonomik, se bashku me ambasadoren e Kosovës në Çeki,  Albesjana Iberhysaj, Zëvendësministri Arifaj ka zhvilluar një takim bilateral me përfaqësuesit e Qeverisë Çeke, me ç’rast  bisedoi për bashkëpunimin e dy qeverive dhe u dakorduan që gjatë vitit të ardhshëm të punojnë për së afërmi për të avancuar bashkëpunimin në nivel të Forumit të përbashkët Ekonomik.  

Në forum ishin prezent delegacione nga vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë zyrtarë nga qeveritë dhe komunat, zyrtarë nga institucionet e BE-së, përfaqësues nga institucionet financiare, përfaqësues nga qeveria dhe komunat çeke, si dhe përfaqësues nga sektori i biznesit.  

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors