Zëvendësministri Mentor Arifaj nënshkroi Protokollin e parë të bashkëpunimit ekonomik në mes të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Çekisë

Sot u takuan dy delegacionet e Komitetit të Përbashkët të Bashkëpunimit Ekonomik në Prishtinë. Delegacioni i Republikës së Kosovës u kryesua nga Mentor Arifaj, zëvendësministër i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, dhe delegacioni i Republikës së Çekisë u kryesua nga Martin Pospishil, drejtor në Departamentin për Vendet Evropiane në Ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë të Republikës Çeke.

Pas pajtueshmërisë të përmbajtjes në protokoll, protokolli u nënshkrua nga zëvendësministri Mentor Arifaj për palën e Kosovës dhe nga Martin Pospishil për palën e Çekisë.

Diskutimet në sesione u bënë në atmosferë miqësore dhe vullnet për të gjetur mënyra praktike dhe efikase, që do të zgjeron bashkëpunimin në mes të dy vendeve. Palët u pajtuan për të thelluar bashkëpunimin, ku do të mbajnë takimin e radhës së Komitetit të Përbashkët të Bashkëpunimit Ekonomik në vitin e ardhshëm në Pragë.

Në këtë protokoll, delegacionet ekonomike nga të dy vendet u pajtuan të bashkëpunojnë në këto fusha: tregti, investimeve, industri, TIK dhe teknologjitë e mençur, energji dhe miniera, standardizim, metrologji, testim dhe vlerësim te komformitetit, ambient, transport dhe agrikulture.

 

Post ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors