Zëvendësministri Mjeku viziton Hungarinë

Me ftesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë dhe delegim të Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, zëvendësministri Getoar Mjeku, prej 7 deri më 10 dhjetor, ka qëndruar për vizitë në Budapest.

Pjesë e delegacionit kanë qenë edhe znj. Agnesa Jashari, këshilltare e zëvendëskryeministrit të parë, znj. Melita Shabani, zv/udhëheqëse e divizionit të promovimit të investimeve, si dhe z. Uliks Spaqi, këshilltar për komunikim.

Vizita ka shërbyer për të gjetur mundësi të reja të bashkëpunimit ekonomik-tregtar mes Hungarisë dhe Republikës së Kosovës si dhe për të parë modelin e suksesshëm të Hungarisë nxitjen e investimeve të huaja dhe përkrahjen e eksportit.

Zëvendësministri Mjeku është pritur në takime të ndara nga dy zëvendës-sekretarët e shtetit, dr. István Balogh, përgjegjës për sigurinë, dhe z. István Joó, përgjegjës për eksportin dhe investimet. Z. Mjeku është takuar gjithashtu me drejtorin e departamentit e politikave tregtare, z. Zoltán Lédig, dhe drejtoren e departamentit të komisioneve të përbashkëta ekonomike, znj. Martina Kasnyik, e cila mbikëqyr komisionin Kosovë–Hungari.

Delegacioni kosovar ka vizituar tutje Bankën Eksport-Import të Hungarisë, Agjencinë Hungareze të Promovimit të Eksportit, Agjencinë Hungareze të Promovimit të Investimeve, si dhe Zyrën Kombëtare të Hulumtimit, Zhvillimit dhe Inovacionit.

Në komunitetin e biznesit, zëvendësministri Mjeku është takuar me Shoqatën Hungareze të Kompanive Automotive MAJOSZ dhe ka vizituar kompaninë Agrometal për të parë inovacionin në industrinë përpunuese të qumështit dhe pijeve. Delegacioni kosovar është pritur edhe në Qendrën e Gjelbër të Ballkanit Perëndimor (Western Balkans Green Center), e cila përkrah përpjekjet për mbrojtjen e klimës dhe mjedisit në vendet e rajonit.

Në takime, zëvendësministri Mjeku ka theksuar përparësitë dhe mbrojtjen që u ofrohen investimeve të huaja në Republikën e Kosovës, ndërsa pala hungareze ka shprehur gatishmërinë për të përkrahur ndërmarrjet që investojnë në Kosovë. Të dy palët janë pajtuar të vijojnë përpjekjet për të thelluar bashkëpunimin dypalësh dhe për të përgatitur mbledhjen e radhës të Komisionit të Përbashkët Ekonomik, që pritet të mbahet në pjesën e dytë të 2022-tës, nën bashkëkryesimin e Ministres Hajdari dhe sekretarit të shtetit Péter Sztáray.

Delegacioni ynë është shoqëruar gjatë vizitës nga znj. Gjeneza Budima, ambasadore e caktuar e Republikës së Kosovës, dhe z. Albert Kuqi, këshilltar në Ambasadën e Republikës së Kosovës.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors