Zëvendësministri Resul Makreshi mori pjesë në Konferencën e dytë të Forumit Ekonomik Rajonal – Dukagjini (FERD)

Sot u mbajt konferenca me temën “Perspektiva dhe strategjitë për bashkëpunim dhe zhvillim të qëndrueshëm rajonal në epokën e digjitalizimit”, organizuar nga Universiteti “Haxhi Zeka”.

Në këtë ngjarje, Zëvendësministri Resul Makreshi, duke përfaqësuar Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), theksoi rëndësinë e politikave të reja që kanë për qëllim fuqizimin e bizneseve dhe shpalosjen e potencialit të tyre.

Ai gjithashtu njoftoi për themelimin e Inkubatorit të Biznesit në Pejë, nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përkatësisht Agjencia e Investimeve dhe Përkrahjen e Bizneseve në Kosovë (KIESA), i cili do të shërbejë si qendër mbështetëse për studentët, sipërmarrësit e rinj dhe startup-et, duke u ofruar burimet e nevojshme për zhvillimin e suksesshëm të bizneseve inovative.

Pikat kyçe që Zëvendësministri theksoi:

– Finalizimi i ligjit për Inovacion dhe Ndërmarrësi.

– Krijimi i Fondit të Inovacionit për mbështetje financiare, përfshirë grante dhe garanci kreditore për zhvillimin e inovacioneve.

– Promovimi i rrjeteve të bashkëpunimit përmes investitorëve dhe kapitalit ndërmarrës.

– Politika favorizuese dhe thjeshtim të procedurave për bizneset që aplikojnë dhe investojnë në inovacion.

MINT mbetet e përkushtuar për mbështetjen dhe fuqizimin e bizneseve në vend!

 

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors